Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë shprehur dëshirën që zgjedhjet e reja të parakohshme të mbahen me 7 qershor, raporton KosovaPress.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se cilado nga datat 31 maj a po 7 qershor është e pranueshme për ta.
I pyetur për bashkëpunimin me Fatmir Limajn e Nisma-s, ai tha se PDK do të shkojë në zgjedhje me listë të saj.
Zgjedhjet me 7 qershor i kërkoi edhe Jehona Lushaku e LDK-së dhe Ardian Gjini nga AAK-ja.
Në orën 16:30, u.d e presidentes, Albulena Haxhiu në një konferencë për media pritet të caktojë datën e zgjedhje.


















