Zgjedhja e presidentit, VV del me kandidatura të reja: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha

E publikuar: 27/04/2026 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sonte seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Kjo seancë është thirrur vetëm pak kohë pasi përfundoi një seancë tjetër ku u diskutua për këtë temë, e ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e VV-së, pasi ajo u bojkotua nga opozita.

Për këtë ka njoftuar kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, duke thënë se Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha janë kandidate të reja.

“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30. Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese.”, ka shkruar kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.