Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Seanca është caktuar të mbahet sot në ora 20:30, ndërsa në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për postin e Presidentit: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Kryetarja e Kuvendit ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancë, duke theksuar obligimin e tyre kushtetues për pjesëmarrje në procesin e zgjedhjes së Presidentit.
















