Konjufca për vizitat jashtë vendit: Pyetja e parë që më bëhet – pse spo mundeni me zgjedhë presidentin?

E publikuar: 27/04/2026 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha në Kuvend para deputetëve se nga takimet që i ka me zyrtarët ndërkombëtarë, pyetja e parë që i bëhet është “pse s’po mundeni me zgjedhë presidentin?”.

Konjufca u shpreh:

“Në planin ndërkombëtar dëmi është katasrofal, çdo takim që e ki pyetja e parë është çka po ndodhë me krizën në Kosovë? Pse ju nuk mundeni me zgjedhë presidentin? Edhe përbesë nuk munden me i kuptu asryet kur ja shpjegon, për ta është e pakonceptueshme”, u shpreh Konjufca.