Nis seanca për presidentin, veç Vetëvendosje në sallë

E publikuar: 27/04/2026 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka thirrur seancën, të cilës i është referuar si “diskutim” lidhur me këtë temë.

Opozita e ka bojkotuar këtë seancë, ndaj në sallë është veç Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas vendimit të Kushtetueses, ka afat vetëm deri nesër që të zgjidhet presidentit i ri, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja.