Të shtëna me armë zjarri në Rahovec: Policia arreston të dyshuarin

E publikuar: 26/04/2026 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës së zjarrit.

Sipas informatave zyrtare, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

Gjatë intervenimit të njësive policore, i dyshuari ka dorëzuar armën e zjarrit të tipit AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar gjithashtu një karikator që i përket të njëjtës armë si dhe tre gëzhoja.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.