Dhunë në familje në Klinë: Dyshohet se një person ka rrahur babain e tij

E publikuar: 26/04/2026 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast i dhunës në familje, është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Klinë.

Sipas raportit policor, një burrë dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikike ndaj babait të tij dhe familjarëve të tjerë.

Viktima ka pranuar tretman mjekesor.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.