Analisti Valon Syla ka komentuar takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit, i cili përfundoi pa marrëveshje.
Syla tha se, sipas tij, nga ky proces politik fitues del Albin Kurti.
“Unë mendoj që Albin Kurti ka fitu ndaj LDK-së dhe sidomos ndaj Lumir Abdixhikut,” deklaroi ai në emisionin “Pressing” në T7.
Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, Kurti po synon të dobësojë më tej LDK-në.
“Po e eleminon Lumir Abdixhikun dhe po don me marrë LDK-në,” tha Syla, duke shtuar se Kurti po synon edhe elektoratin e kësaj partie dhe “me e shkoklu LDK-në e mbetur”.


















