Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se është joserioze që LDK të ftohet në takim për zgjedhjen e presidentit, dhe të “përfundojë me ofertë për qeverisje”.
Këto detaje i dha Haziri në Pressing në T7, pasi sot u dakordua që LDK s’do ketë më takim me Kurtin për presidentin.
“Ky hap ka qenë zgjedhja e presidentit, jemi ftu me folë për president, se qeveria është zgjEdhë, kuvendi është konstitu, buxheti është miratu, ligjet ndërkombëtare janë ratifiku me ndihmën e LDK-së dhe partive tjera..Tani mi mbajtë disa takime dhe me përfundu me ofertë për qeverisje është joserioze…Mu ndjeh që jemi mashtu”, tha Haziri në Pressing.


















