Kurti: LDK-së i ofruam katër ministri dhe postin e zv.kryeministrit

E publikuar: 20/04/2026 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurit pas takimit me liderin e LDK-së Lumir Abdixhiku tha se i ka ofruar LDK-së katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit.

Kurti, shtoi se kjo u pranua dhe se është për keqardhje sepse në këtë mënyrë Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Fillimisht, ne ofruam që Lidhja Demokratike e Kosovës në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe me partnerët e tjerë që i kemi ne në mazhorancën prej 66 deputetësh, ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Unë kam preferuar që zëvendësi im të bëhet pikërisht zotëri Abdixhiku dhe në këtë mënyrë të fillojmë një kapitull të ri të bashkëpunimit e bashkëveprimit midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ju e dini që edhe para një viti unë pata shkruar një letër kryetarit Abdixhiku: ‘më mirë ta bëjmë tash sesa më vonë koalicionin’. Nuk u bë as atëherë, as tash, dhe kjo është për të ardhur keq sepse në këtë mënyrë Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja tërësisht të panevojshme, që i humbin kohë shtetit të Kosovës, por njëkohësisht edhe buxhetit të Kosovës mjete”, tha ai./EO