Gjashtë të arrestuar nga rrahja në Vushtrri

E publikuar: 17/04/2026 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një përpleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në Vushtrri.

Lajmi u konfirmua zëdhënës polici për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ku njoftoj se 6 persona janë arrestuar.

“Lidhur me përleshjen e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri, policia ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë ne rast, ndaj të cilëve po zhvillohen procedurat e intervistimit”, ka thënë Zahiti.

Si pasojë e përleshjes një person ka mbetur i lënduar.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.