Serbia është shndërruar në bazën kryesore të shërbimeve të inteligjencës ruse për kryerjen e aktiviteteve sabotazhi në Evropë, raportoi gazeta franceze Le Monde.
Sipas raportimit, deri në vitin 2025 Serbia është bërë qendra kryesore e përpjekjeve ruse për destabilizimin e Evropës. Në këtë kuadër, tre shtetas serbë janë dënuar për vendosjen e kokave të derrit para xhamive në Paris, si dhe për sulme ndaj Memorialit të Holokaustit dhe tre sinagogave në këtë qytet gjatë majit 2025.
Gjykata ka konstatuar se grupi kishte marrë urdhra dhe mbështetje financiare nga shërbimet ruse të inteligjencës.
Sipas raportit, të njëjtit persona kanë organizuar edhe veprime të tjera provokuese, përfshirë vendosjen e afisheve që bënin thirrje për përkujtimin e viktimave të gjenocidit armen në Paris në prill 2025, si dhe vendosjen e skeleteve plastike para Brandenburg Gate në Berlin në korrik 2025.
Qëllimi i këtyre veprimeve, sipas raportimit, ishte nxitja e urrejtjes fetare dhe etnike, si dhe destabilizimi politik i Francës dhe Gjermanisë.


















