Një grua jordaneze deklaron se mjeku që e ka operuar kur lindi fëmijën me prerje cezariane ka harruar në barkun e saj telefonin celular.
Hanan Mahmud Abdul Karim, 36-vjeçe u shtrua në një spital privat në Aman, Jordani më 24 prill të këtij viti, për të lindur fëmijën e saj, i cili erdhi në jetë nga prerja cezariane, por gjatë operacionit, mjeku ka harruar celularin në barkun e saj, siç raporton GulfNews.
Nëna e saj ka rrëfyer për mediat se e bija solli në jetë një fëmijë 4.8 kg dhe dukej mirë në fillim, por me të shkuar në shtëpi filloi të kishte vibrime, të dridhura nga stomaku.
Pas kësaj, gruaja thotë se 36-vjeçarja ka pasur dhimbje të tmerrshme
“Vajza ime kishte dhimbje të rënda dhe nuk mund të lëvizte. Unë e çova përsëri në spital, ku ajo ishte trajtuar, por asgjë nuk bënë për të.”
Mediat e huaja thonë se Hanan shkoi në spitalin publik Al Bashir dhe ishin rrezet X ato që treguan praninë e celularit në barkun e saj. Ajo shton se kirurgët vepruan shpejt për t’ja hequr, ndërsa rasti u çua deri në parlamentin jordanez.