Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se për “hatër të tij”, Kurti i kishte dhënë 24 hektarët Manastirit të Deçanit.
Për këtë, Haradinaj ka ironizuar me një fjalë popullore.
“Ministri serb i Kurtit tha që për hatër të tij Albin Kurti i dha 24 hektarë Manastirit të Deçanit. Çka ka shtëpia, tregon fëmija”, ka shkruar ai.



















