Bahtiri për dekretin e Osmanit: Po presim përgjigjen e Kushtetueses, do të zbulohet i kujt është skenari për ta bllokuar shtetin

E publikuar: 07/03/2026 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, duke thënë se janë në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Bahtiri ka deklaruar se Vetëvendosje po pret, siç u shpreh ai, që të zbulohet se i kujt është “ky skenar për ta bllokuar shtetin”, shkruan Insajderi.

“Çdo gjë do të dalë në dritë, sepse askush nuk e ka të drejtën që për shkak të mospërmbushjes së ambicieve të saj, të fusë padrejtësisht në krizë një shtet të tërë”, ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Në pamundësi që t’iu përgjigjem të gjithëve me radhë për paqartësitë që janë krijuar, dua t’ju njoftoj se jemi në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me aktet e fundit antikushtetuese që i kemi dërguar për shqyrtim.
Po presim të zbulohet se i kujt është ky skenar për ta bllokuar shtetin dhe nga e kanë burimin gjithë ato lojëra që bëhen në emër të shtetit për ta rifituar pushtetin, sepse për dikë pushteti qenka më me vlerë sesa shteti.

Çdo gjë do të dalë në dritë, sepse askush nuk e ka të drejtën që për shkak të mospërmbushjes së ambicieve të saj, të fusë padrejtësisht në krizë një shtet të tërë.