Shoferi sulmon fizikisht një punëtor në Ferizaj, donte të kalonte me veturë në një punishte ku zhvilloheshin punme

E publikuar: 07/03/2026 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast i rëndë ka ndodhur sot, në Ferizaj.

Derisa një punëtor po përkujdesej për mbarëvajtjen e punimeve në një rrugë, një person tenton të kalojë përmes asaj rruge, me veturën e tij.

Pavarësisht paralajmërimeve të punëtorit që zona është punishte, qytetari insistonte që të kalojë. Në situatë e sipër, ai del nga vetura dhe sulmon fizikisht punëtorin, duke e goditur dhe kapur për fyti.