Gruda: Jemi 14 vjet pas vendimit të Kushtetueses, s’mund t’i shqyrtojmë amendamentet e Osmanit

E publikuar: 05/03/2026 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Përparim Gruda, ka thënë se nuk mund të shqyrtohen amendamentet e propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit/es direkt nga populli.

Arsyeja për këtë, sipas Grudës, është tejkalimi i çdo afati që kur kjo çështje është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese, më 2011, duke e bërë të pamundur rishqyrtimin e saj në këtë fazë.

“Jemi gati 14 vjet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi çështja është dërguar në gjykatë në vitin 2011. Pra, kemi kaluar çdo afat. Unë sot mendoj se komisioni nuk mund të shqyrtojë amendamente që kanë kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese më shumë se një dekadë më parë”, ka thënë Gruda.

Megjithatë, ai ka ftuar anëtarët e Komisionit që të diskutojnë./eo