Gjendet një person i vdekur në Zveqan, policia nis hetimet

E publikuar: 05/03/2026 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot rreth orës 13:40, Policia në Zveqan ka pranuar informatë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare  për një person pa shenja jete  në fshatin Zherovnicë të Zveqanit.

Në lidhje me këtë informatë, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.M (1962).

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.