Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pas paraqitjes së raportit nga Komisioni për Emërimin dhe Rekrutimin e Gjyqtarëve, miratoi propozimin drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës për dekretimin e pesëmbëdhjetë (15) gjyqtarëve me mandat fillestar në gjykatat themelore.
Këshilli ia propozon këtë listë Presidentes së Republikës së Kosovës për procedim të mëtejmë, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore.


















