Ambasada amerikane në Bagdad i ka njoftuar qytetarët e saj se duhet të largohen menjëherë nga Iraku.
“Qytetarëve amerikanë në Irak u kërkohet të largohen sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë të sigurt dhe të qëndrojnë të strehuar derisa të jetë e sigurt të largohen. Nëse është e sigurt, amerikanët duhet të largohen nga Iraku tani”, tha ajo.
Shpërthime të reja u dëgjuan në Erbil, kryeqytetin e Kurdistanit irakian, sipas gazetarëve të AFP-së.
Shpërthimet e forta u dëgjuan kryesisht pranë aeroportit të Erbilit, ku ndodhen edhe trupa amerikane.


















