Këshilltarja e Osmanit: VV i ofroi Presidentes nënshkrime veç për kuorum, e nëse s’ka zgjidhje të fajësohet opozita

E publikuar: 04/03/2026 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Egnesa Vitia, këshilltare e Presidentes Vjosa Osmani, ka dhënë detaje mbi çështjen e ofrimit të mundësisë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje që Osmani të jetë kandidate edhe për një mandat.

Për Klan Kosova, ajo ka thënë se LVV-ja i ka thënë mbrëmë Osmanit që të bëhet kundërkandidate e Glauk Konjufcës, e që nëse nuk zgjidhet Presidenti, “të fajësohet opozita”.

“Këta i kanë thënë mbrëmë Presidentes hajde formalisht kundërkandidate e Glaukut, sa me ja bë atij kuorumin. E nëse nuk bëhet as atëherë kuorumi, dalim e fajësojmë opozitën që ata na dërguan në zgjedhje. Pra, kurrë s’i kanë ofruar përkrahje për t’u rizgjedhur”, ka thënë Vitia për Klan Kosova.