Haxhiu: S’mund të votojmë për president, vetëm Konjufca kandidat

E publikuar: 04/03/2026 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu ka thënë se nuk mundet me thirrë seanca pa pasë dy kandidatura.

“Deri në këtë moment kam pranuar vetëm një kandidaturë për president. Kushtetuta kërkon qe unë nuk mund të thërras seancë për zgjedhjen e presidentit pa i pasur dy kandidatë.  Afati i fundit është 5 mars, ftoj të gjithë deputet e Kuvendit që nuk kanë dhënë propozimet e tyre që të japin”, tha Haxhiu në konferencë.

“Në cilësinë e kryetares të Kuvendit deri në këtë moment kam pranuar veëtm një kandidaturë për president, kjo kandidaturë është propozuar nga 30 deputet nënshkrues. Sipas dokumenatacionit zyrtar që unëe kam para vetes një pjesë e deputetët nga grupi parlamentar i LVV dhe disa deputet nga grupi multietnik ka nominuar zotëri Glauk Konjufca për kandidat për president të Kosovës. Bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe në veccnati në interpretimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese procedura për zgjedhjen e presidentit kërkon që proces të jenë së paku 2 kandidat të vlefshëm.Procesi i votimit nuk mund të filloj pa u përmbushur ky kusht themelor preocedural”, tha ajo.

“Derisa nuk kemi së paku dy kandidat që kanë siguruar mbështetjen e nevojshme prej 30 fdeputetësh unë nuk mund të thërras seancë për zgjedhjen e presidentit. Mund të ketë kërkesa për seanca të jashtëzakonshme, por seancë për zgjedhjen e presidentit nuk mund të ketë pa i pasur së paku 2 kandidat. Më tutje duke u bazuar në nenin 86 paragrafi 2 i Kushtetutës së Kosovës zgjedhja e presidentit të Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përefundimit të mandatit të presidentit aktual. Afati kushtetues për përmbylljen e këtij procesi është 5 mars 2026, pra nesër. Aktualisht kemi më, pak se 30 orë deri në përefundim të këtij afati ccka e bënë situatën edhe më urgjente”, tha ai.

“Ftoj të gjithë deptuetët e Kuvendit të Kosovës të cilët deri tani nuk dhënë nënshkrimin e tyre që të reflektojnë mbi përgjegjësinë kushtetuese që bartin dhe të shqyrtojnë mundësinë për propozimin edhe së paku të një kandidature tjetër sepse duke pasur parasysh që për një kandidat kërkohen së paku 30 nënshkrime diku Kuvendi i Kosovëd me 120 depotuet mund t’i propozoj 4 kandidat. Pra, nee kemi vetëm një por për ta filluar procedurën duhet edhe një tjetër…në këtë moment kërkohet maturi, përgjegjsëi nga të gjtiha palët dhe vendosshmëri institucionale. Interesi i Republikësdhe i qytetarëve duhet të jetë mbi ccdo kalkulim tjetër”, tha ajo.

“Derisa po vija këtu u njoftova se në ora 19:00 pas pak minutave do të keni një konferencë nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së. Ju lutëm që gjithçka të adresoni aty. Ajo cfarë po them është se në kuvend janë 120 deputetë, janë edhe 90 deputetë të cilët nuk e kanë dhënë nënshkrimin për një kandidat. Prandaj, është e rëndësishme sepse, mendoj se Kosova ka emra të pervetshem të cilet mund të propozohen për këtë post, prandaj, është e rëndësishme që ata 90 deputetë të bëjnë një gjë të tillë, të ushtrojnë të drejtën e tyre. Në këtë rast në momentin që do të kemi edhe një kandidat tjetër ne do të procedojmë”, ka thënë Haxhiu.

“Në situatat aktuale, vetëm në qoftë se në raundin e tretë, asnjëri prej kandidatëve nuk i merr 61 pët tu bërë president, pastaj vendi shkon në zgjehdje të jashtëzakonshme. Dhe tjetra që parashihet me Kushtetutë, është se nëse brenda afatatit 60 ditor nuk arrin të zgjedhet presidenti i Republikës së Kosovës prej nisjes së procedurave, që i bie nëse ne do të nisim sot, afati vlen prej sot, por meqë ende nuk kemi nisur ky afat nuk fillon të vlejë. Pra, edhe në këtë rast prej nisjes së procedurave kalojnë 60 ditë pastaj shperndhet kuvendi i Republikës së Kosovës. Në situatën kur nuk ka një kandidat të dytë, ne presim që deputetët të adresojnë përgjegjesitë që kanë të bëjnë të mundhsme ede një kandidat tjetër. Por, nëse do të jemi me 6 mars e tutje, nuk përcaktohet saktësisht se cka ndodh nëse presidenti i vendit zgjedh pas këtij afati, sepse Kushtetuta thotë se presidenti duhet të zgjedhet 30 ditë para përfundit të mandatit të presdientit aktyual që është data 5. Prandaj, hym në një terren tjetër, shpesh quhet terren i pashkelur, por për të mos ardhë në situata të tilla ose të zgjehdjeve të jashtëzakonshme, sepse ne kishim zgjedhjet me 28 dhjetor, qytetarët e Republikës e Kosovës e dhanë mesazhin e tyre. Tani kemi shumë punë për të bërë, që ndërlidhen me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me vet Republikën e |Kosovës, prandaj, mungesa e vullnetit në këtë drejti, shpërfillja e përgjegjesisë që kanë deputetet e kuvendit për mua është e paarsyeshme”, ka thënë Haxhiu./eo