Prattipati takon Vitinë, flasin për modernizimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor

E publikuar: 04/03/2026 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3.

Pas takimeve që Anu Prattipati zhvilloi ditëve të kaluara me krerë ministrish të ndryshme, të mërkurën ajo i shkoi në konak atij të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Siç njofton Ambasada, në takim u diskutuan përpjekjet për një sistem shëndetësor modern dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

Gjithashtu, temë e takimit ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit që nxit inovacionin, investimet dhe qasjen në produkte cilësore.