Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka reagur pas raportimeve se Glauk Konjufca ka refuzuar të jetë kandidat dhe në vend të tij është përmend Andin Hoti, ministër i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti ka keqpërdorur shumë familje të cilët kanë dhënë shumë për luftën e Kosovës.
Postimi i plotë:
Fillimisht e keqpërdori familjen Balaj dhe Xheladini.
Më pas e keqpërdori familjen Dehari.
E keqpërdori edhe familjen Zymberaj.
Më pas e keqpërdori edhe familjen Bunjaku.
E keqperdori edhe familjen Konjufca.
Më pas e keqperdori familjen Haxhiu.
Së fundmi e keqpërdori familjen e shenjtë Jashari!
Cila familje e ka radhën?

















