Zemaj: Ka shumë emra në LDK që e meritojnë postin e presidentit, ta shohim nëse duhet votë përtej partisë

E publikuar: 03/03/2026 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se në LDK ka shumë emra të denjë për postin e presidentit.

Pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe para një mbledhjeje të grupit parlamentar të LDK-së, Zemaj tha se do t’i rekomandonte “shumë emra”.

“Ka shumë emra në LDK që i kisha rekomandu, prej të parit e deri në anëtarin e fundit të LDK-së e meriton”, tha ai.

I pyetur nëse kanë votë për Vjosa Osmanin, Zemaj tha: “Unë njëherë kam votë për njerëzit e LDK-së, ta shohim nëse duhet përtej LDK-së”./Express