Pesë marsi është dita kur përfundon afati kushtetues për të zgjedhur presidentin apo presidenten e re, por kur kanë mbetur veç edhe dy ditë, nuk shihet në horizont një marrëveshje politike e cila do të siguronte 80 vota, aq sa edhe duhen për ta zgjedhur të parin/paren e shtetit.
Kryeministri Albin Kurti pas takimeve të javës së kaluar, takime me liderët e dy partive më të mëdha opozitare mbajti edhe njëherë. Por pa ndonjë rezultat.
Fillimisht Kurti të shtunën takoi kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza me cilin nuk arritën në një përfundim, ndonëse PDK kishte propozuar që kandidati për president të jetë nga kjo parti, por që Kurti kishte vënë menjëherë si alternativë që edhe LVV të ketë një kandidat.
Megjithëkëtë, përfundimi, pa një emër e pa një zgjidhje, të paktën deri më tani.
E Kurti edhe njëherë takoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilin ndryshe prej takimit të parë që kishte zgjatur thuajse dy orë, por jo edhe ai i 2 marsit.
Pa një emër, pa një marrëveshje. Kështu përfundoi edhe ky takim.
E në gjitha këto takime, sipas Abdixhikut asnjëherë nuk u përmend emri i presidentes aktuale Vjosa Osmani. Gjë që nuk e kishte thënë deri më tani, por Abdixhiku tha se aktualisht në fazën që është nuk ka pasë qëndrim refuzues ndaj askujt, e as më pak ndaj Osmanit.
“Neve nuk na ka ardhur askush me 15 nënshkrime për t’i kërkuar edhe 15 të tjera. Neve nuk na është propozuar asnjë emër për t’i kërkuar votat tona. Pra, në këtë fazë, nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt. Aq më pak ndaj zonjës Osmani”, ka thënë Abdixhiku pas takimit me Kurtin.
Abdixhiku tha se nëse edhe Vetëvendosja, edhe Partia Demokratike hyjnë në garë me nga një nominim për president, atëherë vendi shkon në zgjedhje.
Por Kurti e kishte një emër, e që ishte Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit dhe pjesëtar i familjes së Adem Jasharit, do të ishte figurë e përshtatshme për postin e presidentit.
Një ambicie si kjo, nuk e pati Murat Jashari, i cili e ka qartësuar pozicionin e tij, në lidhje me lakimin e emrit për këtë pozitë.
Por pati edhe emra që shprehën gatishmëri për kandidim. Një nga ta ishte ish-ministri Arsim Bajrami, ndonëse pa mbështetje të qartë nga partitë tjera.
Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda afateve kushtetuese, vendi përballet me shpërndarje të Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.



















