Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka përdorur bombardues B-1 në sulmet në Iran.
“Mbrëmë, bombarduesit amerikanë B-1 goditën thellë brenda Iranit për të degraduar aftësitë e raketave balistike iraniane”, ka bërë të ditur Komanda Qendrore e SHBA-së.
Vendosja e aeroplanit B-1 u publikua për herë të parë nga themeluesi i Aleancës së Gjurmimit të Ajrit Ushtarak, një ekip prej rreth 30 analistësh me burim të hapur që analizojnë aktivitetin e fluturimeve ushtarake dhe qeveritare.
Në sulmet ajrore izraelito-amerikane në Iran është vrarë lideri suprem Ajatollah Ali-Khamenei si dhe shumë eprorë të lartë ushtarakë.


















