Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit “nuk janë Irak” dhe nuk do të jenë të pafundme, duke theksuar se misioni synon shkatërrimin e kërcënimit me raketa, marinës iraniane dhe kapaciteteve bërthamore, jo ndryshim regjimi.
“Ne luftojmë për të fituar dhe nuk humbasim kohë apo jetë”, tha Hegseth.
Sipas AP, ai konfirmoi se nuk ka trupa amerikane në terren, ndërsa presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se operacioni mund të zgjasë disa javë. Katër ushtarë amerikanë janë vrarë në luftën e Iranit deri më tani.
Konflikti është përshkallëzuar me sulme nga Irani dhe aleatët e tij ndaj objektivave izraelite, arabe dhe amerikane. Raportohet se 555 persona janë vrarë në Iran, 31 në Liban dhe 11 në Izrael.


















