Maqedonci priti në takim Ambasadoren e Finlandës, Eevamari Laaksonen

E publikuar: 02/03/2026 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me Ambasadoren e Finlandës, Eevamari Laaksonen, me të cilën kanë biseduar për fushën e mbrojtjes dhe janë dakorduar për forcim të partneritetit ndërmjet të dyja vendeve, raporton EO.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes me anë të një postimi ne facebook.

“Gjatë takimit u diskutua për konceptin e mbrojtjes totale, përvojën dhe kontributin e Finlandës në zbatimin e këtij modeli, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e prokurimeve të mbrojtjes. Po ashtu, u trajtua përparimi që Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur ndër vite, si dhe kontributi i Kosovës në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dëshmi e rolit të saj si shtet kontribues në sigurinë ndërkombëtare”, thuhej në postim.