Kurti takohet nesër përsëri me Abdixhikun

E publikuar: 01/03/2026 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër do të takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

“Nesër do të takoj edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku do të diskutojmë edhe me të lidhur me këtë proces”, tha ai në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.

Kujtojmë se ky është takimi i dytë që do të realizohet, pasi edhe javën e kaluar Kurti dhe Abdixhiku u takuan për të njëjtën temë.