Kapiteni legjendar i Liverpool ka pranuar se ka menduar që një ditë të behët trajner i kësaj skuadre.
Gerrard i cili do të luajë ndeshjen e fundit për “The Reds” këtë të shtunë, para se të transferohet te skuadra La Galaxy në fund të sezonës.
Ai është përfolur si trajner i ardhshëm dhe se dëshiron shumë që ta marre këtë detyrë, në klubin e tij të fëmijërisë.
“Të jesh menaxher i Liverpool natyrisht se është puna më e vështirë në botë. Shumë gjëra kanë për të ndodhur deri atëherë, duhet të presim dhe të shohim se si do të rrjedhin ato. Ajo është punë për të cilën kam menduar, kështu që nuk i dihet. Ndoshta një ditë.” Ka thënë, Gerrard.