Ylber Ramadani me eurogol për Leccen ndaj Cagliarit

E publikuar: 16/02/2026 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë me prejardhje nga Kosova, Ylber Ramadani ka shënuar një eurogol në ndeshjen që Lecce po e luan kundër Cagliarit.

Në takimin e vlefshëm për xhiron e 25-të në Serie A, Ylber Ramadani ka shënuar një gol mjaft të bukur.

Ramadani e gjeti golin në minutën e 76-të, duke shënuar për 2-0, nga një pozitë e vështirë.

Ky ishte goli i tij i parë në elitën e futbollit italian sivjet.

Ramadani është i njohur në Serie A për punën e tij të palodhshme në fushë, duke qenë lojtari që vrapon më së shumti në ndeshje, në shumicën e kohës.

Klikoni këtu për VIDEO