Serbët në panik, frikë nga “Shqipëria e Madhe”

E publikuar: 14/05/2015 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politikanët serbë në Kosovë kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë dhe frika më e madhe e tyre vjen prej deklaratave, siç thonë ata, për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Ngjarjet në Kumanovë i quajnë “sulme terroriste”, ndërsa kanë shfaqur panik se raste të tilla mund të ndodhin edhe në Kosovë.

Madje, disa prej tyre kanë udhëtuar për në Beograd dhe të mërkurën (dje) kanë takuar zyrtarë të shtetit serb prej të cilëve kanë marrë mbështetje, se “serbët e Kosovës dhe politikanët serbë do ta kenë përgjithmonë shtetin serb përkrah tyre” shkruna zëri.