Kërkohet dorëheqja e gjithë qeverisë

E publikuar: 13/05/2015 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Demonstruesit në Shkup e filluan protestën e sotme para qeverisë, ku u ndaluan nga kordoni policor në kryqëzimin para ndërtesës së qeverisë.

Ata vazhduan përpara Gjykatës Themelore dhe në fund protestuesit e shprehen pakënaqësinë e tyre para Parlamentit.

Mediat shqip në Maqedoni transmetojnë se para Parlamentit qindra qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e gjithë Qeverisë, e jo vetëm dy ministrave të Gruevskit.

Në protestën e sotme shihej edhe banderola në gjuhën shqipe si dhe flamuj shqiptarë bashkë me ato maqedonas.