Vetura bie në përrua në Klos, policia e banorët në kërkim për gjetjen e shoferit – pamje

E publikuar: 10/01/2026 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një automjet ka rënë në përrua dhe është përmbytur në Klos të Shqipërisë mëngjesin e kësaj të shtune.

Ende nuk dihen saktë rrethanat e ngjarjes.

Euroneës Albania raportoi se në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkimet për gjetjen e drejtuesit të mjetit.

Operacioni i kërkimit vijon, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet.

Ndërkaq, pamjet nga vendi i ngjarjes i ka sjellë Top Channel.