Dy shqiptarë në Britaninë e Madhe janë arrestuar pas përplasjes me makinë të një këmbësor rreth të 80-ave që humbi jetën pas ngjarjes.
Ngjarja ndodhi në autostradën A289 Gads Hill në Gillingham, Kent, pak pas orës 12:00 të hënën. Pensionisti u gjet i shtrirë në tokë në Grange Road dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.
Albert Matraxhiu, 28 vjeç, nga Edgware në veri të Londrës, akuzohet për vrasje, ndërsa Erald Paci, 29 vjeç, nga Chatham në Kent, akuzohet për prishje të provave. Të dy, të cilët janë shtetas shqiptarë, do të paraqiten në gjykatë të premten.
Policia e Kentit kishte nisur kërkimin e tyre pas publikimit të imazheve nga kamerat e sigurisë, që tregonin dy persona duke u larguar nga vendi i ngjarjes.


















