Champions, Pique: Një finale Barça-Real, historike

13.05.2015 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Champions, Pique: Një finale Barça-Real, historike

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique e mirëpret mundësinë e përballjes me rivalët e përjetshëm të Realit të Madridit për herë të parë në një finale të Champions League, nëse kjo do të ndodhë në Berlin pas afro 2 javësh.

Katalanasit siguruan një biletë për në finalen e katërt në 10 vitet e fundit, pas triumfit 5-3 me rezultat të përgjithshëm ndaj Bayern Munchen, pavarësisht se humbën 3-2 një ditë më parë në “Allianz Arena”, ndërkohë që “Los Blancos”-it do të duhet të përmbysin rezultatin 2-1 të takimit të parë, kur të presin Juventusin këtë mbrëmje.

“Një finale ndaj Realit do të ishte e shkëlqyeshme dhe historike”, tha mbrojtësi i kombëtares spanjolle.

Barça nuk është vetëm në prag të ngritjes së titullit të pestë europian, por gjithashtu vetëm 3 ndeshje larg nga përmbushja e “tripletës” në të gjithë historinë e klubit.

Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique do të synojnë të shpallen kampionë të La Ligas, nëse fitojnë ndaj Atletico Madrid këtë të diel, ndërsa do të përballen me Athletic Bilbao në “Camp Nou” në finalen e Kupës së Mbretit, më 30 Maj.

“Është një statistikë e shkëlqyer të jesh në finalen e katërt të Championsit brenda 10 viteve të fundit”, tha Pique. “Gjatë këtyre viteve, epoka jonë futbollistike është karakterizuar nga rezultate tepër pozitive, por edhe nga një filozofi e veçantë loje. Jam i lumtur që kam qenë pjesë e kësaj skuadre këto vite”.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit