
Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj në Gjakovë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të bëjë sot hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Kështu është njoftuar nga vetë AAK, nga ku është shtuar edhe se organizimi do të fillojë nga ora 18:00, në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
‘‘Ju njoftojmë se sot, me fillim nga ora 18:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të bëjë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, me një tubim të organizuar në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
Ky tubim shënon nisjen e angazhimit elektoral të Aleancës nën sloganin “Krah Teje”.’’ – thuhet nga AAK.



















