Ndalohet kontrabanda e etiketave të markave të njohura në Han të Elezit

E publikuar: 17/12/2025 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Pikën Kufitare Han i Elezit është ndaluar kontrabandimi i etiketave të dyshuara për shkelje të pronësisë intelektuale.

Dogana njofon se të mërkurën, gjatë kryerjes së kontrolleve të rregullta kufitare, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një udhëtar për kontroll të detajuar.

Pas verifikimit të bagazhit të tij, është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, përfshirë veshje, etiketa dhe aksesorë metalikë, në sasi prej rreth 4.500 copë, të cilat mbajnë shenja dalluese të markave të njohura tregtare, nën dyshimin se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.