“A nuk ishin mediat e Serbisë? – Unë nuk e kam thënë asnjëherë, Konjufca: Na u ka duk që i keni hy në hak VV’së – Kerquki: LVV i ka hy në hak mediave

E publikuar: 15/12/2025 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk i ka quajtur mediat si të Serbisë, duke shtuar se klasifikimi i tillë nuk është i duhur.

“Mendoj që ata që i kualifikojnë mediat tona si të Serbisë, mendoj që është gjuhë e vrazhdët dhe nuk ka vend në politikën tonë. Kurrë nuk e kam përdorur këtë gjuhë”, ka thënë Konjufca. /Gazeta Express