Thika mes të miturve, ngjarje e rëndë në një rrugë të Gjilanit

E publikuar: 13/12/2025 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në rrugën “Sadik Sadiku”, në Gjilan, ku një i mitur, është arrestuar nga policia.

Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar me thikë dy viktima meshkuj kosovarë, gjithashtu të mitur. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa më pas janë liruar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.