Zyrtari i DASH-it takon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, flasin për ‘vendimet me rëndësi’

E publikuar: 09/12/2025 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka pritur sot në takim zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Lyn Debovoise, i cili është zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qendrore Perëndimore.

Në njoftimin e lëshuar nga Kushtetuesja thuhet se temë diskutimi ishin roli dhe funksioni i Gjykatës, përbërja e saj aktuale, vendimet me rëndësi, procedura për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, si dhe sfidat në punën e deritanishme.

“Kryetari Rexhepi e njoftoi z. Debevoise edhe për angazhimin e Gjykatës në rritjen e efikasitetit për procedimin dhe zgjidhjen e lëndëve gjyqësore, për konsolidimin e praktikës së saj gjyqësore në harmoni me standardet evropiane të drejtësisë kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Rexhepi ka shprehur falënderimin e tij për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e ofruar Gjykatës ndër vite në ngritjen e kapaciteteve të saj profesionale dhe infrastrukturore.