Propozohet shkarkimi i kryesuesit të KPK-së, dy anëtarë lëshojnë mbledhjen

E publikuar: 01/12/2025 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) të hënën, anëtari Visar Krasniqi propozoi shkarkimin e kryesuesit Ardian Hajdaraj.

“Propozimi im është shkarkimi yt nga pozita e anëtarit të Këshillit dhe automatikisht bie edhe prej kryesuesit. Meqenëse jemi bërë hajgarexhi në takime të Këshillit, po bëjmë propozime qysh na teket, qysh na vijnë ndër mend.”  – tha Krasniqi.

Gjatë mbledhjes, Krasniqi kërkoi nga Agron Qalaj që ta lirojë takimin, duke argumentuar se Hajdaraj është person i paautorizuar dhe qëndrimi i tij pamundëson punën e anëtarëve të tjerë.

Si rezultat, anëtarët Visar Krasniqi dhe Veton Shabani lëshuan mbledhjen, duke e përfunduar pa arritje të ndonjë vendimi.