Murati: Opozita bllokoi buxhetin prej 4 miliardë euro, menduan që faji do t’i mbetej Albin Kurtit

E publikuar: 30/11/2025 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar opozitën se ka refuzuar miratimin e disa vendimeve të rëndësishme financiare.

Sipas tij, opozita nuk votoi buxhetin prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026, marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë prej 1 miliard euro, si dhe buxhetet e tri komunave për vitin 2025, përfshirë edhe buxhetin e RTK-së.

Murati ka thënë se ky refuzim nuk lidhet me kundërshtime ndaj përmbajtjes, por me qëllimin për të bllokuar shtetin dhe për t’i shkaktuar probleme qeverisë.

Shkrimi i plotë:

Opozita refuzoi t’i votonte:
👉 4 miliardë euro buxhet për 2026
👉 1 miliardë euro marrëveshje ndërkombëtare
👉 Buxhetin e tri komunave për 2025
👉 Buxhetin pë RTK-në
Nuk i votuan, jo se kishin ndonjë kundërshtim me përmbajtjen, por sepse menduan që duke e bllokuar shtetin e duke i lënë qytetarët pa paga, faji do t’i mbetej Albin Kurtit.
Qytetarët do ta mbajnë mend këtë veprim destruktiv të partive opozitare dhe do t’ua tregojnë vendin me votë me 28 dhjetor.