Islam Selmani ka shkruar histori për sportin e Kosovës duke u shpallur nënkampion i botës në Kampionatin Botëror të mbajtur në Kairo.
Karateisti kosovar zhvilloi një rrugëtim të jashtëzakonshëm deri në finale, ku u përball me garuesin turk Eray Samdan. Megjithëse nuk arriti ta tejkalojë rivalin në ndeshjen vendimtare, Selmani siguroi medaljen e argjendtë dhe një sukses të jashtëzakonshëm për karate dhe sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.
Federata e Karatesë së Kosovës e vlerësoi këtë rezultat si një arritje madhore, duke theksuar se përfaqësimi i vendit në nivel kaq të lartë është një krenari e madhe për sportdashësit dhe mbarë Kosovën.

















