Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se vlera e investimeve në Kosovë që nga viti 1999 është 3.7 miliardë euro, duke e bërë atë ofruesin më të madh të ndihmës financiare.
Në një postim në Facebook thuhet se BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, përparimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës.
“Mbështetja e BE-së po bën ndryshim të prekshëm në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë. Në çdo hap, BE-ja është për krah jush, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi”, thuhet në postimin e BE-së.


















