Mes diskutimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka arritur që me gjashtë vota “për”, dhe kundërshtimet e Vetëvendosjes dhe kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u miratua buxheti për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor, si dhe fletëvtoimet do të dërgohen me postë. Mirëpo anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së, Alban Krasniqi ka paralajmëruar pasoja, raporton Ekonomia Online.
Arianit Elshani dhe Ilir Gashi , dy anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së para se të hidhej në votim plani, insistuan që fletëvotimet të dërgohen në diasporë origjinale, ashtu siç e parasheh rregullorja.
Fillimisht, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se nuk ëshë i gatshëm t’i humbas 3 milionë e 722 mijë euro.
“Një çështje. Jena të sigurtë në var të përgjigjes nga PTK dhe DHL se ky operacion ka me dështu. E kemi raportimin se nuk mundet me u realizu, janë pyetje 3 milionë e 722 mijë euro që janë të parapara… nuk jam i interesuar me i djegë 3 milionë euro”, tha ai.
Iu kundërpërgjigj anëtari i KQZ, Ilir Gashi.
“Nuk djegën”, i tha ai.
Sami Kurteshi tregoi pse nuk duhet të ndodhte kjo.
I bëjmë thirrje kolegëve që me votu buxhetin. Aspekti i pritshmërisë është me dështu dërgimi me postë… nuk po kuptojë ose spo mundem me kuptu qëndrimin që domosdo me u fut mjetet me u shpenzu mjetet kur kemi disa fakte, dëshmi që ka me dëshmu. Ky është aspekti i pritshmërive. Nuk jam në këtë aspekt me shndërru kur pritshmëritë janë me dështu. Është aspekti i pjesëmarrjes. Nëse e votojmë buxhetin dhe pranohen rekomandimet e sekretariatit që me të gjitha veprimet për garantimin e votës, sigurimin e votës që të shkohet përpara dhe të ju mundësohet votuesve që të votojnë natyrisht e kaluara po përmendet integriteti. Mirë është me folë edhe për integritetin e votë”, tha Kureshi.
Por as ky diskutim nuk kaloi pa një përpalasje mes anëtarëve të KQZ nga rdhët e PDK-së e LDK-së me ata të VV-së, në këtë rast me Alban Krasniqin.
Alban Krasniqi
Kjo këmbëngulja me çdo kush me ia mohu pjesëmarrjen në proces zgjedhor mërgatës nuk e di prej nga vjen ky panik
Ilir Gashi: 9 shkurt keni abuzu, i madh e i vogël. Ju e keni shku nëpër gjykata e ke dërgu kolegen tuaj natë e ditë në gjykata
Alban Krasniqi:
Edhe kolegët dhe ti e dini secili e pse nuk shkuat me i denoncu. Juve ju kanë dalë përgjimet dhe kryetari i partive e ka mshel. Por me pasë prokurorë të hairit i sh dalë. Por na nuk duhet me e mbyll qendrën e votimit pse dikush keqpërdor në një qendër votimi por duhet me u marrë me keqpërdoruesin. U thanë pasaktësi. Ta kesh parasysh Ilir ti dhe krejt kolegët, rregulloret është bërë vetëm për zgjedhjet dhe shkruan në marrëveshjen e secilit prej nesh por nëse don me shku në atë nivel le të shkon në fytyrën tënde dhe secili që dëshiron me deformu. Këtu edhe vlerat njerëzore kanë humb e me diskutu për integritetin e votës…
Sami Kurteshi:
Mos e personalizoni konfliktin se asnjëri prej jush nuk vendos cka bëjnë partitë. Jam njeri që punojë nganjëherë ankesa për PZAP. Pse breh më thu e ke çu subjektin.

















