Zyrtare: Dekreti i Presidentes Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

E publikuar: 20/11/2025 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenca e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës.

Ndërsa pritet shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, janë deklaruar disa nga partitë politike në vend.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza i PDK-së dhe lideri i AAK-së, bashkë me Fatmir Limajn e Nismës, në konferenca të ndara, kanë propozuar 21 dhjetorin si datë ideale për të mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ndryshe nga ta, Faton Peci i Guxo-s, që pritet të bashkëpunojë me Vetëvendosjen edhe në këto zgjedhje, kërkoi datën 28 dhjetor për t’u mbajtur ky proces.

Derisa, përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe LVV-së, nuk u deklaruan para mediave.