Lezbiket përjetojnë më tepër orgazma sesa femrat heteroseksuale, sugjeron një studim shkencor i publikuar në “Revistën e Mjekësisë Seksuale”, shkruan “The Guardian”.
Studimi i kryer me 2850 burra dhe gra arriti në përfundimin se burrat që kryenin marrëdhënie seksuale me një partnere të njohur, kanë shanse më të larta (85%) për të pasur orgazma, krahasuar me gratë (63%).
Megjithatë, lesbiket përjetonin orgazma ne 75% të kohës. Ndërsa për meshkujt, nuk ishte i rëndësishëm orientimi i tyre seksual.
Seksologët kanë argumentuar se lesbiket marrin më tepër kënaqësi nga seksi, pasi nuk frenohen nga pritshmëritë gjinore të performancës dhe kënaqësisë, që janë prezente në çiftet heteroseksuale.