Dorëhiqet edhe ministri i Financave, Zoran Stavreski

E publikuar: 12/05/2015 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dorëheqjeve të Jankullovskës, Janakieskit dhe Mijallkovit, edhe Zoran Stavreski ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme nga detyra e ministit të Financave, si dhe nga posti i zëvendëskryeministrit.

Dorëheqjet e zyrtarëve maqedonas vijnë pas përleshjes së armatosur në mes të policisë maqedonase dhe të ashtuquajturit ‘grupi i armatosur’ në Kumanovë.

Gjendja në Maqedoni është në tension pas një jave të mbushur me protesta të organizuara nga opozita dhe studentët, pasi që partia e opozitarit Zoran Zaev ka vazhduar publikimin e aferës së përgjimeve. /TetovaSot/